Përdoruesit e WhatsApp janë paralajmëruar të mos klikojnë në një ‘link’ i cili mund t’ua bëjë të mundur hakerëve që t’ua vjedhin të dhënat.

Shërbimi për mesazhe lëshoi video thirrjet javën e kaluar. Por tani hakerët janë duke përdorur një veçori të re për t’i futur njerëzit në kurth.

Nëse merrni ndonjë e-mail që ju kërkon të “aktivizoni” funksionin duke vizituar një ueb-faqe, mos e klikoni atë, transmeton Gazeta Express.

Çdokush që mashtrohet dhe klikon në faqet e rrezikshme mund të përfundojë në duart e kriminelëve digjital.