Analisti Politik Qenan Aliu nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka komentuar paraqitjen skandaloze në Click si dhe boshllëkun e djaloshit që kryeson Lëvizjen Besa. Ai në postimin tij thotë se
Synimet e Lëvizjes BESA për RIDEFINIM të shtetit, ka të ngjarë që për arsye e rrethana tjera politike dhe interesave gjeostrategjike , pa dashje të konvertohen vetvetiu në RIDEFORMIM të sistemit shtetëror.
Madje, nuk është e mundur diçka e definuar me hile gabimisht ta Ridefinojsh . Pra një definim i tillë asimetrik hileqar nënkupton koncept të sistemit të deformuar. Dhe nisur nga ky parim shtrohet pyetja.
A mundet të shndërohet një definim i deformuar në një Ridefinim së pari pa u Rideformuar, pyet z Aliu dhe shton : “nëse eventualisht do të dukem i pakuptueshëm lidhur me këtë status, atëherë pronocim krejtësisht të kuptueshëm do të japë kurë kryetari i LB z. Bilall Kasami të jetë i qartë në sqarimin e kësaj.
Zatën, kjo edhe nuk është kurfarë zbulimi epokal e as i ujit të nxehtë. Por thjeshtë mungesa e sqarimit politik , apo sqarimi i Ridefinimit me stereotipet 25 vjeçare, Lëvizjes mund ti kthehet si bumerang për shkak të mosnjohjeve asimetrike të teorive politike dhe vet politikën si art të së mundshmes” thotë Aliu duke vazhduar se:
“Ridefinim, Riformatim,element konstituiv,shteformësi – E gjithë kjo do të thotë BARAZI. Kjo mund të arihet kurë definohet me kushtetutë, pastaj harmonizimi i ligjeve shkon me dinamikë të caktuar. E para e punës është që: A do të bëheni pjesë e qeverisjes nëse fituesi i bllokut tjetër nuk e pranon Ridefinimin e proklamuar ?
Ju lutem, nëse kryetari i Besës do të jetë bartës i listës në njësinë nr. 6-të, ai do të fitoj imunitet deputeti dhe xhandarmeria kurë nuk do të mundet ta tëheq zhag për ta futur në pizgauerat e alfave. Por pronocimi i tijë në CLIC me diskurs të stërmbushur me nebulozë , do ta bëjë që tia numërojmë saherë që xhandarmeria të tërheq zvarë me dhunë shqiptarë apo shqiptare edhe sikur ato të jenë hajdut ordinerë !
Diskursi i pronocimeve të tilla së shpejti do ta dekonspirojnë kapacitetin dhe boshllëkun e djaloshit që kryeson Lëvizjen Besa përfundon prononcimin e tij z Aliu

img_20161027_235015
© fol.mk