Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tuta Arifi, nga Poroji konfirmoi se banorët e këtij fshati nuk janë të prekur dhe se shtëpitë e tyre nuk janë të dëmtuara nga vërshimet gjatë ditës së sotme. Arifi shtoi se makineria për intervenim është rrugës dhe se pas qetësimit të motit të gjitha rrugët do të pastrohen dhe do të jenë të kalueshme.