Pas periudhës së ndotjes së ajrit, nga drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëron se më në fund, nga dita e mërkurë do të ketë reshje intensive të shiut të cilat do të sjellin borë. Për të enjten pritet shtresë bore edhe në pjesët më të ulëta të vendit, sidomos në viset veriperëndimore të Maqedonisë. Reshje më të dobëta të borës në viset malore dhe pjesët më të larta të vendit sot në mëngjes janë vërejtur në më shumë pjesë të vendit. Për nesër paralajmërohen reshje më intensive të borës ndërsa në viset malore shtresë bore. Të martën moti do të jetë më i ngrohtë, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, që do të sjellin borë e të cilat ngadalë do të zgjerohen në mbarë vendit.