Gjatë ditës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, me erë të përforcuar përgjatë Vardarit nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -2 deri 6 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira mesatare me erë të matur deri të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 3 gradë.

Gjatë festave të Vitit të Ri moti do të jetë stabil dhe i thatë, me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla mesatare. temperaturat e mëngjesit çdokund do të jenë nën zero, në viset më të larta dhe në male do të zbresin edhe deri -15 gradë, ndërsa të ditës prej të dielës do të jenë në ngritje të vogël. Gjatë natës së Vitit të Ri do të jetë mot i kthjellët dhe i ftohtë me temperaturë në vend prej -14 deri -6 gradë Celsius.