Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot rreth orës 18:15 në stacionin policor në Tetovë Sh.E nga fshati Tearcë, ka paraqitur se personat S.Sh dhe F.I, të dytë nga Tearca, në periudhën prej 22.12.2016 deri në kohën e paraqitjes së rastit, kanë shkuar në shtëpitë e banorëve të Tearcës dhe ju kanë ofruar një shumë parash prej 100 deri 500 euro, që mos të dalin nesër të votojnë.

Personat e dyshuar, personave që ju kanë dhënë para u’a kanë marrë letërnjoftimet që të sigurohen se ata nuk do t’a realizojnë të drejtën e tyre të votës.