MPB ka regjistruar ngjarje të reja që nga ora 12.00 deri në orën 16.00 në territorin e SPB Shkup.

Në lidhje me denoncimin nga ana e një qytetari për evidentimin e një veture “golf” te e cila targa e përparme e veturës ka qenë e zëvendësuar me tabelë në të cilën është shënuar emri i një partie politike, janë ndërmarrë masa nga ana e njësisë Alfa dhe automjeti është ndaluar dhe në të janë gjetur tre persona. Automjetin e ka drejtuar i mituri (Z.L.) të të cilit në prani të prindërve i është dorëzuar raporti për shkeljen e rregullave të trafikut.

Në orën 11:20 në SH.F. “Naim Frashëri” në Tetovë në njësinë zgjedhore nr. 1928 me kërkesë të komisionit zgjedhor nga ana e policëve është arrestuar (A.M.) nga Tetova, sepse me celular ka fotografuar fletën votuese. Po ndërmerren masa për pastrimin e rastit dhe dokumentimin e të njejtit.

Lidhur me rastin e paraqitur në Dibër, është lënë thirrje deri tek D.I., kurse është paraqitur Z.U. i cili ka thënë që lajmërimi nga celulari i tij që të votohet për një parti të caktuar politike ka qenë pas përfundimit të së drejtës së tij për të votuar.

Nga KSHZ është paraqitur që në afërsi të shkollës fillore “Dame Gruev” dhe “7 Maqesi”, ka pasur disa grupe të cilat kanë urdhëruar qytetarët që të votojnë parti të caktuara politike.

Lidhur me informacionin për makinën “Hamer” të orës 12.00, makina është gjetur dhe janë marrë A.F.(16) dhe D.M. (19), për të sqaruar rastin.

Në njësinë për informacione janë paraqitur nga Fushë Topana për vendvotimin përballë kazermës Ilinden, ku disa njerëz kanë ofruar para për votime. Në Shtabin në afërsi të shkollës “Dituria” janë ndarë shuma parash qytetarëve

Në rrugën “Dizhonska” para shkollës ku bëhet votimi janë paraqitur 4 persona të cilët kanë kërcënuar dhe urdhëruar për kë të votojnë. Lajmëruesi i thotë se njëri nga personal mbante armë, të cilën ua ka treguar votuesve përderisa kërcënonte