Me datë 27 Maj 2022 në ora 07.15 është raportuar se në magjistralen Ohër-Kërçovë, afër fshatit Podvish, automjeti i udhëtarëve i tipit “Yugo Coral”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga shoferi me inicialet Z.S.(77 vjeçar) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri i veturës me iniciale N.S (82 vjeçar) nga Shkupi, kanë konstatuar në Qendrën mjekësore në Kërçovë.

Inspektim në vendngjarje është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Kërçovë.

“Po punohet në evidentimin e plotë të rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.