Tentim-vrasja ndaj ish-ministrit Nikolla Todorovi nuk ishte veprim afektiv, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. LSDM dhe shoqatat jo qeveritare të cilat kontrollohen nga ana e SOROS-it shpifnin ndaj Todorovit vetëm që ta përgatisin atmosferën për momentin kur dikush do tu besojë dhe do të vendosë që të derdhë gjak, deklaroi sot në konferencën për shtyp, deputeti i partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Krsto  Jovanovski. Ai shton se politika e këtillë e LSDM-së kishte vetëm një qëllim dhe ai ishte që të shkaktojë konflikt të përgjakshëm nëpër rrugë siç paralajmëronin edhe ministri i ri Edmond Ademi, Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski. Nga kjo parti mendojnë se sulmuesi nuk e ka marrë vetë vendimin që të kryejë vrasje në ditën e parë kur Zoran Zaevi erdhi në pushtet. Organet e rendit duhet patjetër të zbulojnë  se kush ia ka dhënë armën për ta kryer atë akt kriminal.

“Nuk ka vend në botë në të cilin nuk ka vdekur ndonjë pacient, por ata mendonin se nëse e shpallin Todorovin vrasës masiv do të arrijnë sukses që të manipulojnë me ndjenjat e pacientëve dhe të afërmeve të tyre, ose me ndjenjat e atyre të cilët kanë humbur dikë në këso raste”, tha Krstvo Jovanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.