Dy futbollistët e Arsenalit me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, kanë festuar me simbolin e shqiponjës triumfin në FA Cup të dielën.

“Topçinjtë” mposhtën Chelsean 2 me 1 në finale duke sjell edhe kupën e parë për Mustafin e Xhakën te londinezët.

“Akoma të lumtur për fitoren e djeshme”, ka shkruar Mustafi si përshkrim të një fotoje të postuar në rrjetet sociale bashkë me Xhakën dhe Mohamed Elnenyn, përgatiti Express.