Ndërprehet ndërtimi i xhamisë në Kodrën e Diellit në Tetovë,përshkak të mos miratimit të lejes për ndërtim.
Aktivitetet e ndërtimit janë ndërpre nga ana e inspektoriatit të Komunës së Tetovës në bashkëpunim me inspektorin ndërtimor të shtetit,ekipi i të cilit ka qenë në vendin e ngjarjes me datën 30 të muajit të kaluar,ne orët e pasdites.
Nga Komuna e Tetovës disa ditë me rradhë shmangen për të konfirmuar këtë informacion,duke mos komentuar cfar dhe kundër cilëve do të paraqesin kërkesë për ndërtim pa leje.
Në lagjen e pushimeve në Kodrën e Diellit ku dhjetë ditët e kaluara filluan gropimet për vendosjen e themeleve të xhamis është dëmtuar vendi i pasur me drunj.Në bazë të ligjeve,investitori duhet që ta kthej vendin në gjendjen e mëparshme,në qoftë se vazhdon me ndërtim mund të paraqitet kallëzim peneal për ndërtim pa leje.
Nga myftia fetare Islame e Tetovës mohojnë ndërtimin e xhamisë në Kodrën e Diellit.Por,rrugës së këtij vendi turistki,shihen bilborde në të cilë shkruhet se do të ndertohet xhami nga ana e myftis së Tetovës.
Nga sektori për urbanizim të Tetovës thuhet se në Kodrën e Diellit cdo ndërtim është pa leje,sepse kjo lagje nuk ka të detajuar plan urbanistik.Nga atje thonë se edhe bilbordet me xhami janë jolegalisht të vendosura.