Një i ri i burgosur në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë. Sipas medieve në Maqedoni, mësohet se i riu i burgosur, 21 vjeç është gjetur pa ndjenja në dhomën e tij.

Ai është dërguar menjëherë në Klinikën për toksikologji, por sipas mjekëve ai ka shkuar atje pa shenja jete.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi, ku dhe pritet të zbulohen shkaqet e vdekjes.