Autoritetet gjermane kanë regjistruar nga janari deri më 28 nëntor, 877 sulme ndaj qendrave për refugjatë në vend, njoftoi sot Shërbimi kriminel federal, njoftoi DPA.

Në 817 raste, sulmuesit i kanë kryer sulmet për motive ksenofobie. Në 348 raste janë shkaktuar dëme ndaj ndërtesave, në të cilat janë vendosur refugjatët. Në këtë periudhë janë regjistruar 64 incidente lidhur me zjarre dhe pesë me shpërthime.

Në vitin 2015 kur kriza migruese në Gjermani e arriti kulmin e saj, u kryen 1.031 sulme ndaj qendrave për refugjatë.

Në Gjermani vitin e kaluar kanë arritur rreth 890 mijë kandidatë për azil. Nga janari deri në tetor këtë vit, Shërbimi migrues federal ka marrë më shumë se 645 mijë kërkesa për azil.