Maqedonia sërish ndodhet në udhëkryq politik. A do të shpërbëhet Parlamenti sot apo ditëve në vazhdim kjo është çështja që brengos faktorin ndërkombëtar. Derisa liderët e BDI-së dhe PDSH-së luajnë sipas notave t ëish Kryeministrit Gruevski, vëmendja e faktorin ndërkombëtar është kthyer tek opozita shqiptare jashtparlamentare. Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela është ftuar në takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian Samuel  Zhbogar, sot në ora 14.00h, në zyrat e BE-së në Shkup, njoftojnë nga Departamenti për Informim i kësaj partie.

Jozyrtarisht mësohet se temë e takimit do të jenë  kushtet e paplotësuara për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, disbalanci në zonat zgjedhore dhe lista zgjedhore.

Me sa duket liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela, i kushtohet vëmendje e veçantë nga ana e faktorit ndërkombëtar, pas zhgënjimit të përfaqësuesve të deritanishëm BDI dhe PDSH, për të veçuar interesat shqiptare nga ato maqedonase dhe për të forcuar vlerat demokratike dhe institucionale të vendit.