Lloji i filxhanit në të cilin shërbehet kafja juaj ndikon në shijen e saj, ka zbuluar një studim i ri.

Sipas ekspertëve pijet e ngrohta në filxhane më të larta janë më të ëmbla se sa ato në kupa më të vogla.

Ndërkohë,  ata që konsumuan kafe në filxhanë të ngushtë prisnin që ajo të ishte më e hidhur se sa po të shërbehej në një gotë më të gjerë.

Forma e filxhanit gjithashtu ndikoi në sasinë e parave që njerëzit do të paguanin për pijen e ngrohtë – klientët do të jepnin më shumë para për filxhanë më të gjerë e të lartë.

Studimi, në të cilën morën pjesë 300 vullnetarë nga Kina, Kolumbia dhe Britania e Madhe u realizua nga Universiteti i Oxford.

45646346

/Oranews.tv/