“Shpesh, jemi ne që e bëjmë jetën tonë depresive për shkak të mendimeve tona, ndaj ndonjëherë duhet ndryshuar mënyra se si i shohim, përceptojmë gjërat”

Ndonjëherë, artikujt, thëniet, fjalimet që kanë të bëjnë me motivimin duken shumë klishe, por besoni që funksionojnë nëse ju dëshironi të jeni të motivuar, nëse “gabimisht” e keni humbur rrugës për shkak të faktorëve të jashtëm apo të brëndshëm.

Nëse jeni duke kaluar ditë “gri” në jetën tuaj, ditë të vështira, sfida, zhgënjime e lëndime apo nuk po gjeni dot grimcën e motivimit, sot kemi vendosur t’ju sjellim një video e përgatitur nga redaksia e emisionit investigativ “BOOM”, në Rtv ORA.

Para se t’a shihni, mos harroni se akrepat e ORËS lëvizin aq shpejt, sa nuk e imagjinoni dot dhe pavarësisht ku ka shkuar teknologjia, kohën nuk e kanë ndryshuar dot, as e kanë ndalur, kthyer pas apo shtyrë para, ndaj mos harroni të shijoni dhe të luftoni njëkohësisht për realizimin e ëndrrave tua, pavarësisht moshës.