Në Kosovë mbretëroi qytetaria dhe pjekuria politike. Opozita e deridjeshme fitoi besimin për të qeverisur me vendin. Të parët e partive patën prononcimet përfundimtare lidhur me zgjedhjet. Rezulltatet u pranuan nga të gjithë, Albin Kurti ofroi partneritet për kualicionin e ri, Vjosa Osmani bazuar në verdiktin e qytetarëve pranoi ofertën për kualicion si të vetmen alternativë. VV-LDK këtë mandat do të ushtrojnë pushtetin dhe qeverisjen. Kadri Veseli pa hezitim pohoi se PDK kalon në opozitë e Ramush Haradinaj dhe AAK gjithmon të. gatshëm për ndihmesën për ty shtyrë proceset përpara. Ndërkaq NISMA dhe AKR, poashtu si opozitë premtuan ndihmesën për Kosovën. Mbase edhe opozita është pjesë respektibile e sovranitetit. Kualicionin e presin sfida të rënda për ti kaluar, por detyra e politikës është për ti zgjidhë ato së bashku me qytetarët. Asnjë kualicion nuk do të mundej ti zgedhë nyjet,problemet apo të përmirësoj keqqeverisjen me shkop magjik e për një mandat . Por zgjedhjet ju japin hise që secila nga subjektet politike të mundë të vendosin nga një gurë të fortë në muret e kalasë së Kosovës. Ky kualicion ndonëse nuk do të mund të bëjë çudira, por mbi të gjitha, shteti do të ÇKAPET dhe Kosova do të jetë e barabartë për të gjithë. Pra premtuan se do të qeverisin VV-LDK por jo për VV dhe Ldk-në por për Kosovën, madje me -pak pushtet por me shumë shtet ! (q.aliu)