Përgatitësi i fjalimeve të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për dhunë në familje.

David Sorensen është përballur me akuza për dhunë nga gruaja e tij si dhe për abuzim emocional ndaj saj.

Gruaja e tij Jessica Corbett tregoi për Washington Post se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj që kur ishin martuar.

Pas deklaratës reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, e cila tha se Sorensen i kishte mohuar akuzat, dhe më pas kishte dhënë dorëheqjen.
Largimi i tij vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër zyrtar i Trump, Rob Porter, lë dorë nga akuzat për abuzim nga dy ish-bashkëshorte.