Një vajzë në Tiranë është vënë nën hetim, pasi ka mbyllur me çelës në banesë të dashurin e saj.

36- vjeçarja A.N., u denoncua në polici gjatë ditës së djeshme nga i dashuri i saj S.D., 66 vjeç.

Ai tha se gjithçka ndodhi pas një debati mes tyre, çka bëri që 36- vjeçarja në formë presioni ndaj tij ta mbyllë në banesën e saj.

Për shkak se çështja është ende nën hetim nuk bëhen me dije detaje prej saj. Ndërkohë mësohet se i dyshuari kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me A.N., dhe vazhdimisht mes tyre kishte probleme.

Për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.