OnePlus zbulon madhësinë e televizorit OnePlus TV

OnePlus vijon me publikimin e informacioneve rreth televizorit të ardhshëm pas lajmit për debutimin e tij në Shtator dhe emërtimin OnePlus TV.

Tashmë kemi detajet e para teknike të televizorit: përdor një panel QLED 55-inç. Më përpara ka pasur spekulime se TV do të ishte mes 43 deri në 75-inç. Por ky lajm nuk i mohon.

Në fakt modeli 55-inç do të shkojë për vendet si India duke qenë se ishte llogaria e OnePlus në Indi që dha informacionin.

Në tregjet e zhvilluara si SHBA apo Kina, televizorit mund të ofrohet më modelin 75-inç.

QLED është termi i marketingut që Samsung përdor për teknologjinë e ekranit quantum-dot LED dhe nuk ka të bëjë me OLED.

Në fakt panelet QLED ende përdorin teknologjinë e ndriçimit të pasmë LED ndërsa në ekranet OLED çdo piksel ka dritën e tij individuale. Si rezultat cilësia e një TV LED varet nga efektiviteti i ndriçimit të pasmë.

Përtej madhësisë së ekranit, OnePlus vendosi të heshtë për detajet e tjera. /PCWorld Albanian

SHPËRNDAJE