Zëdhënsi i BDI-së, Bujar Osmani me një qëndrim para mediave ka thënë se BDI-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme, që do të mbështetet në Marrëveshjen e Ohrit dhe në respektimin e shtetit ligjorë.

 

”Partitë politike shqiptare nuk ishin shkas për thellimin e krizës politike në Maqedoni. Themi me vendosmëri se Deklarata e përbashkët ishte bërë brenda në Maqedoni. Ftojmë partitë politikeqë mos t’i ndihmojnë krizës dhe të shndërrohet në krizë etnike.”

”Ftojmë zotin Ivanov, që në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë që t’i jep mandatin zotëri Zaevit i cili ka mbështëtjen e 67 deputetëve për krijimin e qeverisë.”

”Kryesia e BDI-së, shpreh qëndrimin se mbështetja e 10 deputetëve për mandatin do të thotë edhe pjesmarrje edhe në qeveri.”

”Informojmë qytetarët se BDI do të hetojë punën brenda BDI-së që nga fillimi deri tani” tha mes tjerash Osmani.