Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, njofton se ka pranuar një letër nga ministri i Punëve të Jashtme i Comors, në të cilën e siguron atë se lajmet për tërheqjen e njohjes së pavarësisë janë të pavërteta dhe njohja e ndërsjellë vazhdon të jetë e paprekur.

Pacolli thotë se Serbia ka lobuar në këtë shtet që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, por kjo nuk është arritur.

Tutje, ai këshillon udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme që nëse nuk arrijnë të sjellin njohje të reja “të paktën do të duhej të krijonte një sistem të mirëmbajtjes së raporteve”

“Për ata që nuk e njohin shtetin e Comors. Ai është një shtet i bukur, i përbërë nga një grup ishujsh, në bregun lindor të Afrikës”, shkruan Pacolli ndër të tjera