Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Franqesku përsëri u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të ndërtojnë ura, jo mure.
 
Papa nuk përmendi Trumpin, por në fund të fjalës së tij tha se sot shënon ditën e dedikuar për viktimat e reja të trafikimit me qenie njerëzore, transmeton lajmi.net.

“Në kontekstin social dhe civil, bëj thirrje të ndërtohen ura, jo mure. A nuk është kjo një përgjigje e mirë për të mposhtur të keqen më të mirë”, ka thënë Papa.

Ai gjithashtu u kërkoi vendeve të pranojnë migrantë, javën e kaluar Papa pati deklaratë të ashpër ndaj politikës kufizuese të migrantëve nga presidenti amerikan.