Shkruan : Daut Zeqiri
Vetëm për hirë të së vërtetës më duhet të bëjë një rrëfim në vija të trasha të vetëm një prej marshutave drejt Pavarësisë. Sot, nga kjo distancë kohore para më shumë se shtatëmbdhjetë viteve po rrëfej të vërtetën e një marshute Rambuje – Tiranë – Fierisht/Strugë – Shemshovë – Kosovë.
Delegacioni i Kosovës në takimin e parë në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje të Francës.
Unë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim të rrugëtimit të përbashkët Azem Syla ( për të cilin ndaj mendimin se pa të drejt mbahet në burg )koordinuam me kodet tona terminet dhe vijën e marshutës e cila do të kontrollohej paraprakisht por që do të zbatohej kur miku i im përfundimisht të më njoftojë sipas kodit “ refugjatët me ca fëmijë do të nisen“ , zatën, këta nuk ishin refugjatë por një pjes e delegacionit të Kososvës duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj.Vija e lëvizjes sipas rregullave dy ditë më parë u monitorua nga dy bashkëveprimtarët tanë të cilët aritën nga Tirana.
Unë , duhej të shkoja në Tiranë për tu takuar me ate që na e thirnim “ Daja i vogël “. U bënë edhe këta takime, përfaqësuesit e delegacionit arritën në Tiranë.
Delegacioni kishte realizuar marshutën deri në Fierisht të Strugës, aty tek miku i jonë Murat Lumani, ndërsa unë kisha organizuar me bashkëveprimtarët logjistikën dhe transportin për të sjellë anëtarët e delegacionit deri në Shemshovë të Tetovës dhe pastaj për në Kosovë
Në mënyrën më të përpiktë pranuam eskortën nga miqt tanë strugan dhe me sigurinë më të madhe aritëm në shtëpinë time në Shemshovë. Pas një nate të kaluar pjestarët e delegacionit të stërlodhur skajshmërisht nga konferenca dhe stresi i udhëtimit mbase edhe më shumë të stresuar për mos arritjen e parafimit të Marveshjes në Rambuje e cila kishte mbetur për tu finalizuar pas dy javësh.
Pas një nate të kaluar por jo e mjaftueshme për tu këndellur për shkak të nevojës të kontakteve të përhershëme me faktor të ndryshëm. Të nesërmen përsëri me një logjistik të sigurt nga Shemshova deri në Glloboçicë pjestarët e delegacionit në mënyrën më të sigurt i transferuam tek bashkëveprimtarët – luftarët të UÇK-së. Ishte kjo shkurtimisht një përshkrim për njërën prej marshutave, por kjo vijë drejt Tiranës dhe nga Tirana u realizua edhe disa herë të tjera.
Për këtë, gjithësesi falemenderimi dhe mirënjohje u takon shokëve dhe miqëve të mijë A.__ , Q.Z. , Z.J., R.E., J.S., J.L., N.N., dhe gjithë atyre të tjerëve që ndihmuan por atë kohë jo plotësisht në dijeni për operimin në fjalë kuptohet për shkaqe taktike dhe të sigurisë.
Ky ishte viti 1999, por edhe më parë edhe pas saj duhej edhe shumë punë, stres e sakrifica për të ndihmuar bashkërisht për aspiratën e Pavarsisë.