remzi

Nga Remzi MEHMEDI

Me vetëdije apo jo, vetëmohohemi nëse themi se do të fitojnë ata që kanë më shumë para sepse në vete ua bëjmë me dije që jemi të destinuar të mos votojmë për koncept! Me vetëdije apo jo, vetëmohohemi nëse fatin e të ardhmes se kombit tonë e lidhim për fatët të surratit të cilitdo politikani nga etënia dhe mohojmë fuqinë tonë edhe individuale edhe kolektive për ta marrë vete atë të natyrshmen që na takon! Me vetëdije apo jo vetëmohohemi nëse vendosim se do të votojmë një opsion politik vetëm për faktin që mendojmë se mund të jetë fitues pa bërë fare llogari se çka ofron konceptualisht! Me vetëdije apo jo në cilindo rast nga këto nëse e shënderrojmë në aplikim konkret të veprimit tonë ne dëshmojmë që kemi rënë pre e gatesave të mbrapshta që i gatuajnë propagandat e regjimit që ne të vetëmohohemi dhe përmes duartrokitjeve të pranojmë ” dobësimin tonë ” dhe faktin që vuajmë nga kompleksi i inferioritetit dhe psikologjisë së robit! …megjithatë jam optimist se shumica nuk do të bie pre e asnjërës nga këta gatesa “

© fol.mk