Gjatë kohës së kampanjës parazgjedhore partitë politike kanë harxhur gjithësejt 88.314.902 denarë ose 1.436.015 euro.

Këtë sot e ka bërë publike agjencia e transparencës gjatë prezantimit të rezultateve të mara nga mbikqyrësit e shpenzimeve të partive politike në periudhën nga 1 deri më 9 dhjetor.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve kanë qenë për reklama televizive, takime, mitingje me qytetarë dhe material propagandues.

E panjohur është shuma për reklamim në internet të cilën politikanët e kanë paguar vet personalisht.