Kryetari I LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot për herë të dytë Brenda një javë u paraqit në Prokurorinë Publike ( PP). Ai dha dëshminë e  tij për ngjarjet e 27 prillit.
I pyetur nga gazetarët nëse i beson drejtësisë, pasi kjo e fundit dhunuesit që u futën në Kuvend më 27 prill i dënoi vetëm me kusht. Sela tha se:
Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Nuk mund që dikush të dënohet me tre vjet burg, sepse ka hedhur gur, vetëm e vetëm sepse është shqiptar, ndërsa dikush tjetër të dënohet me liri me kusht, kur qëllim kanë pasur edhe vrasjen.
Ai tha se i kanë dhënë mbështetje formimit të një qeverie, e cila sapo të formohet duhet të bëjë reforma në drejtësi.
Sela, përsëri theksoi se nuk kanë synim resoret, por reformat që duhen bërë në vend.