Mbrëmë ka ndërruar jetë Emine Krasniqi e njohur ndryshe si “Marigona Kosovare”.

Krasniqi në vitin 1948 qëndisi flamurin kombëtar i cili do të shfaqej në një aktivitet të partisë Nacional Demokratike Shqiptare, por serbët i ranë në gjurmë dhe nuk lejuan që ky flamur të valëvitej në Kosovë.

Pas kësaj, Emine Krasniqi u malltretua dhe u burgos nga regjimi serb i asaj kohe, teksa luftonte për idealin e Bashkimi Kombëtar

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 13:00 në varrezat në Prishtinë.