Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.
Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

Përveç tri pikëve, sonte Ballkani i ka fituar gjithashtu edhe 500 mijë euro me rastin e fitores së një ndeshjeje në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Barazimi në fazën e grupeve të kësaj gare shpërblehet me 166 mijë euro, kurse nuk ka para për ekipin që pëson humbje.

Kësisoj, Ballkani tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi një pozitë më poshtë.

E grupit C i prin Viktoria Plzen me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.