Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

E kjo humbje nuk mund të kapërdihet lehtë nga trajneri i Dinamo Zagrebit, Jakirovic.
Ai u shpreh se kjo ishte humbja më e vështirë në karrierën e tij.

“Një disfatë e merituar. I kërkoj falje të gjithë Kroacisë dhe tifozëve. Marr përgjegjësinë. Ne patëm atë që kishim, u përpoqëm të përfitonim maksimumin prej saj. Ata ishin shumë më të mirë se ne Kjo është humbja më e vështirë në karrierën time. Turp. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, u shpreh ai.