Historiani Arben Llalla, një njohës i mirë i politikës greke, ka shkruar në fcb e tij rreth dy planeve të Greqisë rreth vetos me Shqipërinë dhe Maqedonin.
Plani A dhe plani B i Greqisë për Shqipërinë dhe Maqedonin!

Nëse Shqipëria dhe Maqedonia nuk plotësojnë kërkesat ekstremiste të Greqisë, tashmë të njohura botërisht, me kërcënimin e vetos për në BE dhe NATO, atëhere ajo për të dalë e larë përpara BE, NATO-s dhe botës do shpallë zgjedhjet e parakohëshme me qëllim që ti iki përgjegjësisë ndërkombëtare. (Ky është plani B i Greqisë). Kështu, qeveria Tsipras tregohet përpara votuesve grekë patriote dhe përpara botës e pafajshme duke kërkuar vazhdimisht miliarda euro ndihma për realizimin e proceseve të fqinjësisë së mirë. Me realizimin e planit B, Greqia kënaq edhe Rusinë për mos anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për Shqipërinë në BE. Por duke penguar edhe Bullgarinë si kryesuesja e BE për të fituar krenari historike për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedonin. Kështu, si gjithnjë Greqia mbetet gruaja e Lindjes dhe dashnorja e Perëndimit. Deri në qershor shumë ngjarje pritet të ndodhin në ujërat e trubullta të Ballkanit, ku kriza ekonomike mund të provokojë trazira dhe rënien e disa qeverive.