Qendra  Turistike për skijim në Tetovë edhe në vlugun e sezonit, vazhdon të jetë mollë e ndaluar për shqiptarët. Këtu përvec se mungojnë kushtet për skijim  si rrjedhojë  e obstruksioneve të  shumta, ndalesës së shpeshtë  të ashensorëve si dhe mospërpunimit  të shtigjeve për skijim, drejtuesit e Kodrës së Diellit  çuditërisht të vetmit kiosk  shqiptarë  që  punonte  në Kodren e Diellit, ku  mblidheshin kryesisht turist shqiptar këtë  vit nuk i është dhënë leje pune  me qëllim që të ngelet e vetme pa konkurencë kafeneja  afër  kishës, përndryshe  pronari i kësaj të fundit  qëllon të jetë  edhe bashkpartiak i atij që jep leje!

Sjelljet e tilla të papërgjegjshme të drejtuesve të kësaj qendre rekreative  zvogëlojnë shumë numrin e turistëve,  dhe kjo  nuk është e rastësishme, sepse qëllimi i vërtet  i këtyre drejtuesve është  që edhe ata pak turist ti drejtojnë në Mavrovë , atje ku shteti  përkujdeset maksimalisht duke bërë edhe investime maramendëse, kurse këtu me vite  e gjithë qendra e skijimit është lënë në mëshirën e fatit.

© fol.mk