Gazeta Impakt, një portal shqiptar që publikon shkrime për fenë islame së fundi në qendër të kritikave ka figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, shkruan gazeta Tema. Në një shkrim të tij ky portal ka fyer rëndë heroin kombëtar.

“Serbo-shqiptari me mjekër të gjatë vendoset në pullat postare maqedonase”, është titulli i shkrimit.

Ndërsa më pas, në shkrim, thuhet:

“Maqedonia me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së sllavo-shqiptarit Skënderbe, ka vendosur që ta respektojë dhe nderojë sikurse shtetet fqinje Serbia dhe Shqiperia, duke emetuar pulla me portretin e tij”.

Gjergj Kastrioti nga shumë myslimanë, konsiderohet jo si hero i shqiptarëve që ka luftuar kundër turqve, por një i krishterë që ka luftuar kundër myslimanëve në emër të Vatikanit.

Por, në viti e shpallur nga Qeveria shqiptare si i “Skënderbeut”, kjo fyerje është e rëndë.

Shteti shqiptar duhet të marrë masa ligjore, ndaj atyre që përhapin urrejtje ndaj një gure
kombëtare, që bashkon shqiptarët.(TemA)