Everton mori ditën e sotme fitoren e 4-të radhazi nga 4 ndeshjet e para të Premier Ligë për këtë sezon.  Ekipi i Ançelotit triumfoi 4-2 kundër Brajton, ku shkëlqeu sërish ish-ylli i Realit të Madridid, Hames Rodrigez që shënoi 2 herë.

Blutë ndryshe nga ekipet më të mëdha të Premier Ligë nuk hapi thesin për të shpenzuar shuma marramendëse, por goditi me Alan dhe James. Por blerjet e italianit duket se po terrorizojnë gjithë ligën angleze pasi ata po bëhen të pandalshëm.

Por pse duhen të tremben rivalët e Premier Ligë? Everton ka fituar vetëm një herë në historinë e këtij klubi 4 ndeshjet e para dhe atë sezon është shpallur kampion i Premier Ligë.

Ishte sezoni 1969-1970. Edhe pse në letër skuadra e Ançelotit është shumë më e vogël se Liverpul, Siti, Çelsi apo Junajtid, tifozët e Evertonit kanë filluar të besojnë te mrekullia…