Ulje të çmimeve të patundshmërive para së gjithash për shkak të aktivitetit të rritur ndërtimor, ndërsa konsum dukshëm të zvogëluar të banesave, pret Agjencia për Kadastër të Patundshmërive në periudhën e ardhshme derisa kushtet e tregut mbesin të njëjta një periudhë më të gjatë kohore.Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpevski, duke e prezantuar raportin e Regjistrit të çmimeve dhe qirave për tremujorin e tretë nga viti i kaluar, vlerësoi se çmimet në tregun e patundshmërive janë të qëndrueshme me ulje të lehtë në disa komuna si reagim i tejngopur në treg me banesa të reja të ndërtuara.

Për momentin në tregun e patundshmërive të lira për shitje janë rreth 11.000 banesa, nga të cilat 2.800 të ndërtuara. Numri i ndërtimeve të reja dhe banesave në vijim të ndërtimit gjegjësisht oferta e banesave të tregut, sipas Tërpeskit, për momentin e kënaqin konsumin e banesave dhe ka rezerva të mjaftueshme të banesave të reja të ndërtuara përderisa rritet konsumi.

Në tremujorin e tretë, sipas regjistrit, janë regjistruar 646 shitje të ndërtimeve të reja, gjegjësisht për 147 më shumë në krahasim me tremujorin e dytë, kur janë regjistruar 499 shitje.

“Në këtë tremujor, në pajtim me të dhënat nga baza e Kadastrës së patundshmërive kemi 2,807 banesa të reja të ndërtuara të cilat janë të nuk janë të shitura dhe ofrohen në tregun e patundshmërive, derisa në vijim të ndërtimit janë 8.332 banesa në tërë territorin e Maqedonisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2016 janë regjistruar 2.842 banesa të pa shitura të cilat janë ofruar në tregun me patundshmëri dhe 7.969 banesa të cilat ishin në vijim të ndërtimit. Përderisa i krahasojmë këto dy tremujore mund të vërejmë ulje të banesave të pa shitura për 35 banesa dhe rritje të banesave të cilat janë në ndërtim prej 363 banesa të cilat duhet të përfundojnë dhe të ofrohen në tregun me patundshmëri”, tha Tërpeski.

Sipas tij, çmimet e banesave sipas komunave janë të qëndrueshme dhe janë në nivel të caktuar të luhatjes prej 3.000 denarë midis tremujoreve të ndryshme, edhe pse ka edhe një numër të vogël të komunave ku këto dallime janë më të larta dhe ka disa trende në rënie të çmimeve.

Në tremujorin e tretë të këtij viti çmimi i një metër katror hapësirë banesore në komunën Qendër është 55.173 denarë, që është ulje për 2.970 denarë krahasim me tremujorin e njëjtë në vitin 2015. Në komunën Aerodrom, madje, ka rritje të çmimit të banesave, gjegjësisht një metër katror në tremujorin e tretë është 55.462 denarë që është rritje e çmimit për 5.835 denarë, krahasuar me tremujorin e tretë nga viti 2015. Ulje të çmimit në tremujorin e tretë nga 2.645 denarë është regjistruar në komunën Karposh.

Jashtë Shkupit çmim të qëndrueshëm të hapësirës banesore ka në komunën Strumicë ku në tremujorin e tretë të vitit 2015 është regjistruar çmim nga 30.603 denarë, ndërsa për të njëjtën periudhë këtë vit është regjistruar çmim mesatar nga 31.320 denarë. Në Manastir, madje, ka ulje për 8.311 denarë të çmimit mesatar për një metër katror, gjegjësisht në tremujorin e tretë në vitin 2015 ka qenë 31.713 denarë, ndërsa në tremujorin e njëjtë vitin e kaluar, çmimi ka qenë 23.402 denarë.

Regjistri i çmimeve dhe qirave regjistron rënie të numrit të banesave nën hipotekë nga 0,44 për qind, ndërsa në nivel të gjithë shtetit nga numri i përgjithshëm i banesave të regjistruara 9,28 për qind ndodhen nën hipotekë.

Sipas Tërpeskit, ka stabilizim të aktiviteteve të tregut me patundshmëri pas rritjes së madhe të aktiviteteve e regjistruar në tremujorin e parë të vitit 2016 dhe rënies prej rreth 2.000 transaksione në tremujorin e dytë.

Në tre tre muajt e parë të këtij viti në regjistrim e çmimeve dhe qirave janë regjistruar gjithsej 19.798 transaksione me patundshmëri, prej të cilëve 56 për qind u dedikohen shitjeve, 33 për qind qirave, tetë për qind shitjeve nga investitori dhe për qindje të blerjeve nga shteti. Vetëm në tramujorin e tretë të këtij viti në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 5.954 transaksione, që është për 34 transaksione më shumë në krahasim me tremujorin e dytë. Krahasuar me tremujorin e tretë vitin e kaluar kur janë regjistruar 3.813 transaksione, sivjet ka rritje të transaksioneve nga 36 për qind. Numër më të madh të transaksioneve në tremujorin e tretë janë shënuar në shtator kur janë regjistruar 2.174 transaksione, ndërsa më pak ka pasur në korrik