Nxënësit e gjimnazit të Zef Lush Markut janë bombarduar me ligjerata politike nga një profesor, i cili në vend të shtjellimit të njësisë mësimore, u ka folur për procesin zgjedhor.

Një nxënës I pranishëm në këtë orë, i ka treguar agjencisë së lajmeve INA, se profesori ka folur se si shqiptarët kanë votuar një parti maqedonase.

“Ai e filloi orën duke thënë: Të gjithë ata shqiptarë që kanë votuar LSDM-në ju thaftë dora. Pastaj vazhdoi duke thënë: Prej sot ecni rrugës dhe në vehte përshpëritni: Unë jam tradhtar.Edhe pse ne jemi viti parë dhe nuk kemi të drejtë vote,  ai mbante orë politike”, deklaroi nxënësi.

Agjencia e lajmeve INA nuk do të bëjë publik emrin e profesorit për mos dëmtuar imazhin e shkollës. (INA)