Ambasada e fëmijëve ”Megjashi” do të kërkojë nga përbërja e re kuvendore që të ketë më shumë vëmendje në diskutimin e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.

 

Megjashi kërkon që pedofilëve t’u bëhet kastrim kimik, sepse sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë mund të vihet nën kontrollë një dukuri e këtillë.

Përveç kësaj, Megjashi do të mbështesë disa nisma tjera qytetare, siç janë kujdesi i përbashkët për fëmijët, pas ndarjes së prindërve, të drejtën që fëmijët e adoptuar të dijnë se cilët janë prindërit biologjik.

Sipas tyre, në krijimin e ligjeve duhet të ketë partneritet të barabartë edhe fëmijët, nxënësit dhe prindërit e tyre./Telegrafi/