Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim konstruktiv ndaj prokurorisë speciale publike, si një institucion i vetëm që mund të rikthej sundimin e ligjit dhe fuqizimin e institucioneve të vendit, diçka që këtij vendi i ka munguar që nga pavarsimi i shtetit e deri më sot. Themelimi i këtij institucioni u prit me entuziazëm nga njerëzit e vullnetit të mirë, duke qenë të bindur se drejtësia duhet të arrijë të gjith ata që kanë keqpërdorë detyrën zyrtare për një periudhë të gjatë kohore. Në anën tjetër, themelimi i këtij institucioni nuk u prit mirë nga ana e një pjese bukur e madhe e pushtetarëve, duke krijuar obstrukcione të ndryshme dhe duke tentuar degradimin e këtij institucioni në të gjitha mënyrat e mundshme ekzistuese.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se Maqedonia është një nga vendet e rralla nga gjith republikat ish-jugosllave, që sot e kësaj dite politikanët dhe figurat publike nuk kanë paguar çmimin e të bërrit politik. Kaluan plotë 25 vite nga pavarsimi i shtetit e deri më sot, por sot e kësaj dite nuk mund të flasim në asnjë mënyrë se kemi sundim të plotë të ligjit, dhe për këtë arsye të gjith duhet respektuar maksimalisht punën e prokurorisë speciale publike. Tentimet e pozitës maqedonase për të degraduar tërrësisht këtë institucion të rëndësishëm duke e akuzuar se është dorë e zgjatur e opozitës maqedonase, kanë për qëllim strehimin e mëtutjeshëm të veprimit politik duke devalvuar çdo iniciativë për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.

Rilindja Demokratike Kombëtare ka mbajtur qëndrim konsistent se themelimi i prokurorisë speciale publike në Maqedoni është vetëm një hallkë e veprimit gjeostrategjik të Ballkanit perëndimorë, nga shumë hallka që e përbëjnë këtë strategji, duke përfshirë gjykatën speciale në Kosovë, byronë hetimore dhe reformat në drejtësi në Shqipëri, dekriminilazimi i skenës politike në Sërbi dhe Mal të Zi, dhe lëvizjet e mëdha dekriminalizuese që e presin Bosnjën. Komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë degradimin e prokurorisë speciale publike nga ana e aktorëve politik vendas, por duhet të bëj çmos që ky institucion të fuqizohet edhe më shumë. Nuk ka dilemë se ky institucion duhet ekskluzivisht të merret me rikthimin e sundimit të ligjit në vend, dhe për këtë duhet të merret edhe me pozitën edhe me opozitën sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të kujdeset për drejtësinë në mënyrë të barabartë, dhe kështu të bëjë fuqizimin e instuticioneve të shtetit në përgjithësi. Në të kundërtën, vendin e pret një kaos dhe anarki totale sepse shkelësit e drejtësisë veprojnë më lehtë në vendet ku mungon sundimi i ligjit. Kutia e Pandorës është hapur dhe për këtë arsye duhet patur kujdes të jashtëzakonshëm nga të gjith njerëzit dhe institucionet e vullnetit të mirë.

Shërbimi për Informim – RDK,