Aleanca për Shqiptarët në parim inkurajon Komunën e Shkupit për vendimin për ti tërhequr bustet e vendosura nga pushteti i kaluar. Gjithashtu vlerësojmë se këto buste duhet asgjësuar dhe jo dislokuar në vendbanime tjera.

Dënojmë rastin e sotshëm për dislokimin e Bustit të Qoses në Komunën e Sopishtes, njëkohësisht distancohemi publikisht nga këshilltari i ASH-së i cili ka votuar për një veprim të pamatur dhe të pa justifikueshëm.

Informojmë opinionin se ditët në vijim Komisioni Disiplinor i Aleancës për Shqiptarët do shqyrtojë një vendim për përjashtimin eventual të këshilltarit në fjalë nga radhët e partisë.

Kërkojmë që ky gabim teknik, prej të cilit ne distancohemi dhe për të cilin kërkojmë llogari dhe sqarim nga këshilltari ynë, qe mos ti jepet kahje politike për të dëmtuar imazhin e ASH-së.