Kriza  nuk ka përfunduar akoma në Maqedoni. Edhe pse VMRO e BDI janë fitues aritmetikë, rezultati i tyre është tejet i brishtë për të patur një qeveri të qëndrueshme.

Votat e tyre e krijojnë qeverinë, në kufirin e fundit prej 61 mandatesh, por për t’u legjitimuar si qeveri e qëndrueshme do iu duheshin dhe tre mandatet e Aleancës për Shqiptarët, aty ku Ziadin Sela mund t’jua kalojë lehtësisht pasi e sheh veten në pushtet.

Por ja që BESA ka përgatitur një ankimim dhe pretendon të marrë dhe një mandat tjetër në Kumanovë, pra për të shkuar në 6 mandate.

Ndërkohë, edhe me LSDM-ja mund të shkojë drejt një ankimimi për t’i shtuar vetes dhe një mandat duke ia hequr atë VMRO-së. Dhe nëse ndodh kjo, kemi një barazim mandatesh mes dy partive kryesore maqedonase.

Ndërsa në kampin shqiptar, dy mandatet që Menduh Thaçi ia kalon BESËS, sipas premtimit që ka dhënë, bëjnë që gjithçka më pas të mbetet në dorë të Aleancës për Shqiptarët, ku me tre mandatet e saj ndihmon në formimin e një qeverie që i jep fund pushtetit Gruevski – Ahmeti.

Pra, gjithçka varet nga dy ankimime që mund të sjellin dy mandate shtesë, një për LSDM-në dhe një për BESËN. Më pas, fjalën e ka Aleanca për Shqiptarët. /TeSheshi