Rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ka reaguar për shkak të mospërfilljes të kërkesës së tyre për vaksinim prioritar që do të mundësonte fillimin e papengueshëm të vitit të ri akademik 2021/2022, njofton Portalb.

“Stafi Akademik dhe Administrativ i UNT-së u indinjua tej mase pas informacioneve se disa universitete në mënyr të organizuar kanë marrë dozën e dytë të vaksinës në mbrojtje të virusit Covid-19. Për këtë arsye Rektorati është i detyruar që edhe publikisht të shpreh pakënaqësinë e vet dhe të kërkojë realizimin e organizuar të vaksinimit, thonë nga UNT.

Jemi të bindur, thuhet në kumtesën e Universitetit, se vetëm realizimi me kohë i vaksinimit për punëtorët e UNT-së , si edhe të universiteteve tjera, do të siguronte fillimin në kohë dhe mbarvajtjen aktiviteteve akademike në fillim të semestrit dimëror.