Ballina Teknologji SAMSUNG GALAXY S8 PREZANTOHET NË MWC

SAMSUNG GALAXY S8 PREZANTOHET NË MWC

 

Edhe pse disa raporte pretenduan se Galaxy S8 nuk do të jetë i gatshëm të zbulohet deri në muajin prill, një raport i ri jashtë nga Koreja Jugore pretendon që telefoni do të prezantohet muajin e ardhshëm në MWC. Paraardhësi i tij ishte prezantuar në MWC, por thuhet se Samsung ka nevojë të shpenzoj më shumë duke kontrolluar kualitetin e tij këtë vit.

Sipas burimeve të ndryshme, telefoni do të prezantohet në muajin shkurt, por do të jenë të paktën “një ose dy muaj” para se të jetë në dispozicion, shkruan portali arbresh.info. Kjo vonesë mund t’i dhuroj kompanisë një mundësi për tu përkushtuar më shumë në kontrollimin e kualitetit.

Prodhimi masiv thuhet se do të filloj në muajin mars, ndërsa debutimi i pajisjes do të ndodh në mes të muajit prill.