Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e PPS-së “Tanku”, në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski”, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmësministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë euro.

Lënda i është dorëzuar gjykatëses, Dobrilla Kacarska.

Është pranuar aktakuza e Prokurorisë speciale publike për lëndën “Tanku”.

Në këtë rast janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012 deri më tetor 2012. përcjell Almakos.

“Ne rastin konkret ekziston dyshim i fuqishëm që dy personat, me qëllim që t’ia plotësojnë dëshirën kryeministrit të atëhershëm (Nikolla Gruevski- shënim i redaksisë) për blerë një lloj të veçantë të automjetit (Mercedes – shënim i redaksisë), e dyshuara e parë e ka nxitur të dyshuarin e dytë që të keqpërdor pozitën zyrtare gjatë furnizimit, për të zgjedhur në mënyrë jo-ligjore një operator ekomomik i cili do ta siguronte këtë automjet.

Njëkohësisht ekziston dyshimi se në kushte të uljes së fuqisë blerëse dhe ekonomike të Ministrisë, është vepruar në kundërshtim me nenin 36 nga Ligji për furnizime publike dhe në dokumentacionin e tenderit ka pasur më shumë specifikacione teknike që asocojnë në prodhim konkret me qëllim favorizimin e operatorit të caktuar ekonomik, pa u theksuar se mund të jepen edhe oferta tjera me specifikacione të cilët janë ekuivalente të kushteve të kërkuara në dokumentacionin e tenderit.

Ekziston dyshimi se i dyshuari i dytë në procedurën për furnizim publik, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se ka privilegjuar në mënyrë joligjore operator të caktuar ekonomik, megjithatë, ka sjellë vendim për përzgjedhje të ofertës më të mirë dhe ka nënshkruar marrëveshje për furnizim publik në vlerë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH në vlerë prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.780 euro./Almakos