Në Kongresin Amerikan, Joe Dio Guardi dhe Arben Taravari folën për Krizën politike ne Maqedoni dhe mundësitë për zgjidhjen e saj.

Dr Arben Taravari Sekretari Gjeneral i LR-PDSH si i ftuar në konferencën e komitetit për Politikë të Jashtme të Departamentit të Shtetit Amerikan sot do të jetë i pranishëm në Kongresin e shtetit Amerikan ku Ish-Kongresmeni amerikan z. Joe Dio Guardi sot të rrëfej dëshminë e tij për krizën politike në Maqedoni dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare.

Në dëshminë e tij z DioGuardi do të flas për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni si dhe thellimin e krizës, duke përfshirë edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, që ka të bëjë me bllokimin e procesit të formimit të Qeverisë.

Në fokus të dëshmisë do të jetë Kosova dhe Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të shpallura. Po ashtu me praninë e tij edhe z Taravari do të jetë pjesë e rrëfimit të së vërtetës si për ngjarjet e 27 prillit, po ashtu edhe për ngjarjet që priten të ndodhin ditëve në vijim.

Prania e z. Taravari ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm dhe me këtë rast gjatë ndjekjes së dëshmisë së ish Kongresmenit Amerikan si dhe themeluesit dhe ideologut të lidhjes Shqiptaro – Amerikane z. Dio Guardit janë do jenë të pranishëm shumë aktivistë të LQSHA, por edhe aktivistë të SHSHA dhe shoqatave të tjera shqiptare në SHBA.