Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbrëmë një tubim në qytetin e Strugës, ku shtë pritur nga mijra simpatizantë.

Lidëri i LR PRDSH, Ziadin Selaka marrë pjesë në këtë tubim së bashku me krerët e tjerë të Aleancës për Shqiptarët.

Në fjalën e tij, Sela ka falenderuar krerët e aleancës për shqiptarët, si dhe ka kritikuar politikanët e tjerë të cilët gjatë zgjedhjeve në Strugë, shpesh kanë shprehur se Struga është e tyre.

Por, lidhur me këtë, Ziadin Sela ka thënë se “Ju them të gjithë ju, që e keni mendjen te Struga. Struga nga viti 2013 është shpronësuar, nuk ka më pronarë. Pronarë të Strugës janë shqiptarët dhe zoti”. /albeu.com/