Në organizim të Qendrës për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ballkanike, sot në Fakultetin filozofik të Universitetit të Prishtinës u mbajt konferenca me temë “ Shqiptarët mes Lindjes dhe Perendimt”.

Në këtë konferencë, me diksutime të tyre u paraqitën Ziadin Sela kryetar i ASH, Elmi Aziri nënkryetar i ASH si dhe Besa Kadriu nga asambleja e femrës pranë ASH.

Lideri i ASH-së, potencoi se orientimi strategjik shekullor i shqiptarëve është perendimi, dhe vlerat e demokracive perendimore paraqesin objektiv që duhet arritur me çdo kusht. Orientimet kombëtare duhet të konfigurohen me aleanca strategjike të dëshmuara dhe kurrsesi me aleanca për interesa konjukturale afatshkurta.

Gjatë fjalës së tij Elmi Aziri theksoi se e kaluara dhe e tashmja kanë dëshmuar qartë miqësitë dhe armiqësitë e shqiptarëve, duke potencuar se armiqtë më të dëmshëm janë ata të mbrendshmit siç janë: korrupcioni, krimi i organizuar, mos respektimi i ligjit dhe politikanët shqiptarë të shantazhueshëm. Këto në fakt me të madhe e lehtësojnë infiltrim e elmentit destruktiv në shtetet tona. Pjesmarrës tjerë në konferencë ishin profesorë të fakultetetit filozofik në UP, Edit Harxhi, Muhamed Mala, Ibrahim Gashi, Lundrim Aliu, Selim Bezeraj, Arsim Sinani. Në fund të punimeve të konferencës u konstatua nevoja për nevojën e aktivizimit më të madh të BE-së dhe SHBA-së në rajon për të mos u lënë hapsirë forcave destruktive.