Shteti turk vitin e ri e nisi me viktima si pasojë e një sulmi terrorist.

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pas një sulmi në një klubin e natës Reina në Stamboll. Sulmuesi ishte maskuar me veshje të Babadimrit, të cilën e ka zhveshur pas kryerjes së sulmit.

Raportohet se në klub kanë qenë rreth 700 njerëz, ndërsa disa prej tyre kanë kërcyer në lumin e Bosforit për të shpëtuar.Të paktën gjashtë ambulanca kanë transferuar njerëz në spital që kanë marrë plagë të rënda.

Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare mes të vdekurve është një numër i të madh i të huajve. Tash për tash njoftohet për 16 shtetas të huaj që kanë vdekur dhe poaq të lënduar. Identiteti dhe përkatësia shtetërore e të huajve ende nuk janë njoftuar nga autoritetet turke

Këtë moment e kanë xhiruar edhe kamerat e pranishme në lokal dhe kjo përmes tyre pritet të identifikohet atentatori.

Tashmë është identifikuar edhe polici i vrarë pas sulmit dhe bëhet fjalë për 32-vjeçariin Burak Yildiz, referuar nga mediat vendase.