Ballkonet e shtëpisë së studentëve “Kuzman Josifovski Pitu” sot janë mbushur me flamuj të Maqedonisë, kurse pesëdhjetë studentë në oborrin e kësaj shtëpie studentore kanë kënduar këngë patriotike, duke porositur se nuk do të lejojnë “dygjuhësi në shtet”, transmeton Gazeta Lajm.

Një studente për “fokus.mk” është ankuar se kjo protestë tregon se shtëpia e studentëve është shndërruar në çerdhe të VMRO-DPMNE-së.

“Ky është një manipulim i pastër me studentët. Sot në mëngjes më zgjuan me këngë dhe ovacione. Në ndërkohë, poshtë, para kamerave këndoheshin këngë dhe vallëzohej.  Në fund, gjithandej lexuam se studentët e kanë ngritur zërin kundër dygjuhësisë”, ka thënë kjo studente.