Shkupi është në vendin e tretë në botë sa i përket ndotjes së ajrit, menjëherë pas Daka-s në Bangladesh dhe Kolkata (ish Kalkuta) në Indi, tregojnë stacionet matëse, përcjell Fol.

Përqendrimet e grimcave të dëmshme PM10 në disa vende në kryeqytet ishin 12 herë më të larta sesa kufiri i lejueshëm.

Në vendin e katërt është Lahore, një qytet në Pakistan, vendi i 5 është Shanghai në Kinë dhe i 6 është New Delhi në Indi.

Vendet e listuara me vite kanë probleme me ndotjen e ajrit, ndërsa Maqedonia ka pasur ndotje alarmante gjatë viteve të fundit. Ndotje të lartë të ajrit në vend kishte në dhjetor të vitit të kaluar. /Fol/