Qeveria vazhdon të mbaj qëndrimin që financiarisht t’u ndihmojë komunave, pasi të njëjtat nuk munden vet t’i kthejnë borxhet e tyre. Ministri i financave, Dragan Tevdovski hedh poshtë propozimin e ekspertëve, që vetëqeverisjet lokale të riprogramohen me hua afatshkurtra nga buxheti, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë borxhe të majme.

Kemi mekanizëm të fortë dhe të fuqishëm, përmes rregullit fiskal me të cilin do të vendosim limit se si do të bëhen buxhetet në të ardhmen që kjo të mos ndodhë më asnjëherë në të ardhmen”- u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Në pesë vitet e fundit, në vazhdimësi 20% të komunave kanë llogari të bllokuara. Ministri i vetëqeverisjes lokale nuk hedh poshtë mundësinë komunat që kanë punuar në mënyrë ekonomike, të kundërshtojnë këtë masë qeveritare.

Kryetarët e komunave nuk kursyen fjalë miradije për qeverinë e cila ka marrë vendim që të mbulojë gjysmën e borxhit të grumbulluar.

Kemi borxh të trashëguar prej 8,5 milionë euro. Absolutisht qëndron borxhi i njëjtë, tetë milion e kemi mbajtur borxhin e njëjtë ndërsa në ndërkohë e zgjodhëm problemin me ujin për pijë që ishte projekt në vlerë prej 4 milionë, për të cilin nevojiteshin 4,5 milionë euro”- tha Teuta Arifi, kryetare e Tetovës.

Me ndihmën e vendimit ligjor, Qeveria do të mbulojë 51% të borxhit të komunave. Thënë ndryshe, do të dhurojë 50 milionë euro para të popullit për t’ua përgjysmuar borxhin vetëqeverisjeve lokale, që është 97 milionë euro.